Një 26-vjeçar nga Bulqiza u ekstradua sot nga Austria pas shpalljes në kërkim ndërkombëtar për trafikim të emigrantëve. Në vitin 2022, ai u dënua me 3 vjet e 4 muaj burgim, pasi në vitin 2021, u kap duke transportuar ilegalisht 10 emigrantë sirianë. Pas ekstradimit, ai do t’i dorëzohet Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve për të vuajtur rreth 2 vjet nga dënimi i mbetur. Ekstradimi u realizua falë bashkëpunimit me Interpol-in.
Posted inKryesore


