Një 23-vjeçar është arrestuar në Elbasan pas aksidentit që çoi në vdekjen e një këmbësori 69-vjeçar. Policia njoftoi se i riu, ndërsa drejtonte automjetin në aksin Elbasan-Peqin, goditi Rr. Gj., i cili ndërroi jetë pas dëmtimeve. Në të njëjtën ditë, policia arrestoi edhe dy individë të tjerë për drejtim automjeti në gjendje të dehur, njëri prej të cilëve shkaktoi një përplasje në Prrenjas.
Posted inKryesore


