Rreth orës 21:30, në një lokal në lagjen “8 Shkurti” të Fierit, ka pasur konflikt mes dy personave. Sipas policisë, pas përplasjeve, një person me iniciale R. Ç., 33 vjeç, qëlloi me armë në dyshemenë ndaj M. S., 33 vjeç. Shërbimet e policisë vijojnë kontrollin për kapjen e dy të përfshirëve, dhe grupi hetimor punon për zbardhjen e rrethanave.
Posted inKryesore


