Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka uruar qytetarët për Vitin e Ri 2026 dhe falënderuar për besimin për shërbim edhe për katër vitet e ardhshme. Ai premtoi formimin e qeverisë së re pa humbur kohë dhe miratime të rëndësishme si buxheti, ligji për çmimet tavan, paga e 13-të për shërbyesit civil, dhe heqje e kufizimit për punësimin e veteranëve të UÇK-së. Kurti theksoi se Kosova nuk ka më nevojë për testin e demokracisë pas katër palëve zgjedhjeve të pa incidente në 2025. Ai u zotua për një vit të ri të sigurt dhe me begati.
Posted inRajoni


