Nis dita e tretë e deklaratave përmbyllëse në gjyqin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit e Rexhep Selimit në Hagë. Avokati i Thaçit, Luka Misetic, tha se klienti i tij është i pafajshëm dhe kritikoi kërkesën e Prokurorisë për 45 vjet burgim për secilin. Pas përfundimit të deklaratave, trupi gjykues ka tre muaj kohë për aktgjykim. Të akuzuarit mbahen në paraburgim që nga nëntori 2020 për krime lufte e kundër njerëzimit.
Posted inRajoni


