Alarmi i Bashkimit Europian për largimin e menjëhershëm nga tregu të qumështit Aptamil, i kontaminuar me toksinën cereulide, ka zbuluar skandal në Shqipëri. Produkti importuar nga ‘Life Care Nannys’ është asgjësuar nga AKU më 13 mars, pesë ditë para njoftimit publik, duke ngritur dyshime për vonesën dhe transparencën e institucioneve. AKU refuzon të japë informacion dhe prindërit informohen vonë, ndërsa kontrolli i sigurisë ushqimore bazohet më shumë në alarmet europiane sesa në kontrollet vendase.
Posted inEkonomi


