Ervin Salianji refuzoi propozimin e kolegëve për t’u ngujuar në selinë e Partisë Demokratike dhe do t’i dorëzohet policisë. Kreu i grupit demokrat, Gazment Bardhi, konfirmoi se vendimi i Salianjit është për të pranuar pasojat e ligjit, pavarësisht se kjo është hera e dytë që ai përballet me burgimin. Salianji nuk pranoi amnistinë për të shmangur dënimin, dhe pas një viti në burg mund të humbasë statusin e deputetit dhe mundësinë e kandidimit.
Posted inKryesore


