Në 24 orët e fundit, qyteti i Vrajës në Serbi përjetoi 11 tërmete, me magnituda nga 1.5 deri në 3.9. Tërmeti më i fuqishëm, me magnitudë 3.9, ndodhi dje në orën 20:50, duke shkaktuar shqetësim mes banorëve. Lëkundjet janë ndjerë edhe në Kosovë, veçanërisht në zonat afër kufirit.
Posted inKryesore


