Policia arrestoi Alehandro Pashukun dhe shpalli në kërkim Kristjan Pashukun për dyshimin se detyronin një fëmijë 16-vjeçar nga Afganistani të punonte për ta. Gjatë kontrollit në një servis, u sekuestruan një armë zjarri automatik, një pistolë imituese dhe municion. Operacioni policor, i koduar “Minoreni”, u organizua pas informacionit të Interpol Tirana për minorenin që mbahej me forcë në fshatin Berdicë e Mesme.
Posted inKryesore


