Deputeti Ervin Salianji ka dorëzuar veten në Policinë e Tiranës për të vuajtur dënimin prej një viti, pas denoncimit të vëllait të ish-ministrit Fatmir Xhafaj si narkotrafikant. Para se të hyjë, u takua me mbështetës, që protestuan kundër arrestimit të tij, duke thirrur “Rama ik, poshtë diktatura.” Salianji shprehu besimin se dita e demokratëve do të vijë dhe tha se PD do të “çmontojë banditët” në përballjen me qeverinë.
Posted inKryesore


