Në Egjipt, 12 studentë kanë humbur jetën dhe 33 janë plagosur pas përmbysjes së një autobusi në autostradën Al-Galala, që lidh Kajron me Detin e Kuq. Autobusi transportonte studentë nga Universiteti i Galala. Sipas hetimeve fillestare, shoferi del se ka humbur kontrollin për shkak të shpejtësisë së lartë. Autoritetet po hetojnë për të përcaktuar shkaqet e aksidentit.
Posted inKryesore


