Shqipëria dhe Bashkimi Europian do të mbajnë Konferencën e Dytë Ndërqeveritare në Luksemburg, duke u përfaqësuar nga kryeministri Edi Rama dhe zyrtarë të tjerë. Takimi fillon në orën 08:00 dhe do të diskutojë hapjen e grup-kapitullit të parë të negociatave, i cili përfshin reforma në drejtësi, institucione demokratike dhe prokurimin publik. Kjo konferencë shënon një hap të rëndësishëm në procesin e integrimit të Shqipërisë në BE.
Posted inKryesore


