Prokuroria e Tiranës ka kërkuar 7 vite burgim për Tire Alldervishin për mashtrim në kohën e Covid-19, duke vepruar në bashkëpunim dhe duke shkaktuar pasoja të rënda. Infermierët Sheqerije Koci, Sidorela Çela, Erjola Jazxhi dhe Gylbra Halilaj janë akuzuar gjithashtu për mashtrim dhe shpërdorim detyre, për të cilët prokuroria kërkon 6 vite nga secili. Skandali u zbulua falë investigimeve mediatike dhe video-përgjimeve që dokumentuan veprat e tyre.
Posted inKryesore


