Shqipëria nisi sot bisedimet e anëtarësimit me Bashkimin Europian, duke hapur grupkapitujt e parë në një konferencë ndërqeveritare në Luksemburg. Kryeministri Edi Rama e cilësoi ditën si historike, duke theksuar rëndësinë e grupkapitujve “Themeloret”, që përfshijnë çështje kyçe si gjyqësori dhe të drejtat e njeriut. Ministri i Jashtëm hungarez shpreson për hapjen e një grupi të ri brenda vitit. Rama synon anëtarësimin brenda 6 viteve.
Posted inKryesore


