Një 82-vjeçar nga Vukatanë i Shkodrës u plagos rëndë mbrëmjen e sotme pas një përplasjeje me një automjet të paidentifikuar, ndërsa ai po drejtonte motorin e tij. I moshuari, me inicialet D. N., është dërguar në spital dhe është në kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit dhe për identifikimin e shoferit që ka ikur nga vendngjarja.
Posted inKryesore


