Pas shkarkimit të Loina Priftit, ish-drejtoreshës së “IdentiTek”, për abuzime dhe shpërdorim detyre, ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha, ka shkarkuar edhe Vangjush Stavron, drejtorin e Përgjithshëm të Gjendjes Civile. Arsyet e këtij vendimi lidhen me një ngërç në tenderin e mirëmbajtjes së Regjistrit Kombëtar. AKSH është kritikuar për tendera të dyshimtë, ndërsa shkarkimi ndodh në një periudhë të rëndësishme para zgjedhjeve të 2025.
Posted inKryesore


