Policia e Shtetit ka realizuar operacionin “Botulinum toxin” në 30 klinika estetike në Tiranë, duke sekuestruar Botox të kontrabanduar. Në operacion u arrestuan Mildon Kumaraku, që kontrabandonte produktin, si dhe administratoret e dy klinikave, Xhuljana Mahmuti dhe Deisa Shehaj. Kontrollet treguan se klinikat nuk deklaronin të ardhurat nga injektimi i produktit, i dyshuar si i paligjshëm dhe i kontrabanduar, duke shkelur ligjin dhe rregullat tatimore.
Posted inKryesore


