Opozita do të protestojë sot nga ora 17:00 deri në 20:00 para Kryeministrisë, në një situatë të trazuar për Partinë Demokratike. Mes akuzave për korrupsion dhe debateve të brendshme, organizimi i protestës mbetet i paqartë. Policia ka njoftuar masa për sigurimin e rendit publik dhe do të bllokojë disa rrugë për të lehtësuar zhvillimin e protestës, duke u kërkuar qytetarëve të përdorin rruge alternative.
Posted inKryesore


