Drejtuesi i PS për Diasporën, Taulant Balla, e quajti “jo logjike” kërkesën e PD-së që shqiptarët jashtë vendit të votojnë me dokumente të huaja identifikimi. Ai tha se kjo kërkesë është teknisht e pamundur dhe akuzoi PD-në për përpjekje për të penguar zgjedhjet e 11 majit. Balla shprehu besimin se PS do të arrijë një fitore historike, ndërsa PD do të përballet me rezultatin më të dobët.
Posted inKryesore


