Kuvendi i Shqipërisë mblidhet sot për një seancë plenare ku mazhoranca do të punojë pa 24 deputetë të opozitës, e cila ka paralajmëruar mosbindje civile. Në rendin e ditës është interpelanca me ministren e Kulturës, Mirela Kumbaro, dhe raporti vjetor për KLSH-në. Seanca e kaluar u anulua për të shmangur tensionet, pas vizitës së Erdogan në Tiranë. Garda e Republikës ka marrë masa për të parandaluar përshkallëzimet nga opozita.
Posted inKryesore


