Grupi Parlamentar i PD ka paditur sërish në SPAK zëvendëskryeministren Belinda Balluku, duke e akuzuar për grabitje prej 180 milionë eurosh në energji. Bardhi theksoi se ajo ka shmanguar shit-blerjen në bursë për t’u dhënë avantazh disa kompanive. KESH, nën drejtimin e saj, ka blerë energji jashtë bursës me çmime më të larta, duke shkaktuar një dëm prej 6 milionë eurosh për buxhetin. Ai kërkoi një hetim të shpejtë nga SPAK.
Posted inKryesore


