Një anije nga bregdeti italian, me 12 emigrantë nga qendra e pritjes në Gjadër, u nis drejt Barit. Gjykata e Romës shfuqizoi urdhrat për mbajtjen e tyre në Shqipëri, duke theksuar se ata kanë të drejtë të dërgohen në Itali. Kryeministrja Meloni lajmëroi se do të nisë një grup tjetër emigrantësh drejt Shqipërisë, ndërsa Ministri i Drejtësisë, Carlo Nordio, kritikoi vendimin gjyqësor dhe tha se çështja duhet të trajtohet nga politika.
Posted inKryesore


