Komisioni Rregullator në KQZ dështoi të miratojë për herë të dytë rregullat për regjistrimin e emigrantëve për votim me postë. Mbledhja u karakterizua nga debate të ashpra, sidomos për pranimin e pasaportave të skaduara, të cilat opozita kërkon t’i pranojë në regjistrim, për aq kohë sa rinovohen deri në votim. Mbledhja u shty për të hënën, ndërsa pas regjistrimit online, emigrantët do të çregjistrohen nga lista e zgjedhësve në Shqipëri.
Posted inKryesore


