Një ditë pas arrestimit të ish-presidentit Ilir Meta, drejtori i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, u takua me kryetarin e SPAK, Altin Dumani, për të thelluar bashkëpunimin mes dy institucioneve në luftën kundër korrupsionit. Arrestimi i Metës shkaktoi polemika, pasi ai kundërshtoi me dhunë, sipas ministrit të Brendshëm Ervin Hoxha. Ai sqaroi se policia ndoqi protokollet standarde për këtë rast, ndërsa SPAK njoftoi se agjentët e BKH nuk ishin të përfshirë.
Posted inKryesore


