Shoqata Shqiptare e Pasurive të Paluajtshme (NAREA) shprehu shqetësimin për vonesat në miratimin e ligjit për rivlerësimin e pasurive të paluajtshme. Tregu është në kolaps, me transaksione të pakta dhe mungesë të ardhurash, duke rrezikuar sektorët financiar e ndërtimin. NAREA i bën thirrje Ministrisë së Financave për veprime, pasi mungesa e rivlerësimit ka pasoja serioze për ekonominë dhe strehimin e familjeve të mesme. Një projektligj është depozituar, por ende nuk është miratuar.
Posted inEkonomi


