GJKKO ka vendosur të mbajë në burg ish-deputetët Jurgis Çyrbja dhe Ahmet Masha, të arrestuar nga SPAK me akuzat për tregimin e sekretit shtetëror, përkrahjen e autorit të krimit dhe korrupsion aktiv në zgjedhje. Hetimet janë kryer në bashkëpunim me autoritete evropiane. Në kontrollet e zhvilluara, janë sekuestruar prova si telefona dhe dokumente. Vendimi mund të ankohet në Gjykatën e Apelit brenda pesë ditëve.
Posted inKryesore


