Ilir Rusi është emëruar kryetar i Këshillit të Lartë Gjyqësor (KLGJ) pas përfundimit të mandatit të Naureda Llagamit. Vendimi u mor në mbledhjen e KLGJ-së, ku Rusi, i cili ka qenë zv.kryetar më parë, e zëvendëson Llagamin. Një tjetër ndryshim është edhe emërimi i Violanda Theodhorit si anëtare e re e KLGJ-së, e cila u zgjodh nga Kuvendi i Shqipërisë përfaqësuese e shoqërisë civile.
Posted inKryesore


