Rrjeti i Aksionit të Bazelit njoftoi se 2,100 tonelata mbetje industriale, të dyshuara si helmuese, do të kthehen në Shqipëri më 27 tetor. Kontejnerët, të paketuara në 102 njësi, ishin nisur nga Shqipëria drejt Tajlandës përmes Singaporit, por pas një sinjalizimi, qeveria e Tajlandës refuzoi importin. Tani, kontejnerët janë në pritje në Turqi për t’u transportuar në portin e Durrësit, ku kërkohet hapja e tyre për transparencë.
Posted inKryesore


