Ish-presidenti Ilir Meta do të paraqitet sot në gjykatë për verifikimin e masës së sigurisë, së bashku me Monika Kryemadhin, Piro Xhixhon dhe Ema Çokun. Ai kaloi dy netë në qelitë e Bllokut të Sigurisë në Tiranë, pasi u arrestua për akuzat e pastrimit të parave, korrupsionit pasiv dhe mosdeklarimit të pasurisë. Meta u arrestua mesditën e së hënës, dhe sot pritet të shqyrtohet masa e arrestit të tij.
Posted inKryesore


