Takimi mes presidentes së Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen, dhe kreut të shtetit, Bajram Begaj, u përqendrua në integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Vizita erdhi pas hapjes së kapitujve të negociatave për anëtarësim. Von der Leyen theksoi rëndësinë e reformave në Ballkanin Perëndimor dhe njoftoi ndihma financiare prej 6 miliardë eurosh për këtë rajon. Ajo gjithashtu promovoi hapjen e tregut të BE-së për partnerët në Ballkan.
Posted inKryesore


