Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike po zhvillon një vizitë zyrtare në Parlamentin Europian, ku deputetët Gazment Bardhi, Flamur Noka, Jorida Tabaku, Agron Gjekmarkaj dhe Albana Vokshi u takuan me eurodeputetët e grupit “Konservatorëve dhe Reformatorëve Europian”. Takimi ishte mundësi për të diskutuar shqetësimet mbi demokracinë në Shqipëri dhe nevojën për reforma të rëndësishme për integrimin në BE, duke theksuar rëndësinë e zgjedhjeve të lira, forcimin e institucioneve dhe luftën ndaj korrupsionit.
Posted inKryesore


