Policia e Korçës ka shoqëruar 6 persona, përfshirë 3 gra, në fshatin Voskop, pasi dyshohen se kanë magazinuar lëndë narkotike kanabis. Burimet tregojnë se gratë qëndronin në rol përpunimi, duke paketuar drogën për shpërndarje në 6 qytetet e qarkut. Forcat e policisë po peshojnë sasinë e sekuestruar, ndërsa një shtetas nga Berati është shpallur në kërkim si bashkëpunëtor.
Posted inKryesore


