Policia e Tiranës zbardh ngjarjen në një lokal në rrugën “Sami Frashëri” ku u raportuan të shtëna me armë. Konflikti, me motive të dobëta, përfshiu disa persona, 8 u arrestuan. Në kërkim është Adriano Shabanaj, 51 vjeç, që dyshohet se qëlloi ndaj Kasem Stanit. Shabanaj ka precedentë penalë dhe është ish-kryetar komune, arrestuar më parë për vepra të ndryshme kriminale. Policia vijon kërkimin dhe hetimet.
Posted inKryesore


