Policia e Tiranës njofton se mbrëmjen e së enjtes, në spitalin e Traumës kanë mbërritur katër të plagosur me armë zjarri, përfshirë dy të mitur. Tre plagosurit janë jashtë rrezikut për jetën, ndërsa 11-vjeçari është në gjendje të rëndë. Ngjarja lidhur me një atentat, ku autorët kanë qëlluar nga makina dhe kanë djegur atë, po hetohet nga policia dhe prokuroria.
Posted inKryesore


