Policia ka arrestuar 4 persona në fshatin Voskop pasi zbuloi një magazinë ku përgatitej droga për t’u shitur. Ndër të arrestuarit janë pronari Andon Demirshan dhe Gentian Guri, ndërsa janë nën hetim dhe 3 shtetas për moskallëzim krimi. U sekuestruan 195 kg kanabis sativa, pajisje, armë dhe sasi kokaine. Një person tjetër, S. D., është shpallur në kërkim. Operacioni policor u zhvillua për të goditur veprimtaritë e paligjshme në fushën e narkotikëve.
Posted inKryesore


