Një 34-vjeçar, i shpallur në kërkim nga policia e Durrësit, u arrestua në Tiranë për mashtrim. Ai dyshohet se i ka marrë 3 mijë euro një 25-vjeçareje me premtimin për t’i siguruar një vizë angleze. Policia sekuestroi shumat e parave, një automjet dhe një celular. Çështja do të kalojë në Prokurorinë e Durrësit për hetime të mëtejshme për veprën penale “Mashtrimi”.
Posted inKryesore


