Mbrojtja e të akuzuarve për inceneratorin e Elbasanit përfundoi këtë të premte, dhe seanca u shty për 8 nëntor, kur do të shpallet vendimi. Ish-deputeti Alqi Bllako nuk ishte i pranishëm, ndërsa avokatët e lexuan mbrojtjen e tij për arsye shëndetësore. SPAK kërkoi ndryshimin e vendimit të shkallës së parë që shpalli Bllakon dhe ish-ministrin Lefter Koka të pafajshëm, duke kërkuar dënime përkatëse me burg.
Posted inKryesore


