Inter ka pësuar dëmtime javët e fundit, duke e penalizuar skuadrën e Inzaghit. Mesfushori shqiptar Kristjan Asllani ka munguar për shkak të një dëmtimi në gju, por ka zhvilluar një stërvitje të plotë dhe pritet të luajë në derbin ndaj Juventusit. Megjithatë, ai do të monitorohet për dhimbje të mundshme. Interi do të jetë pa Calhanoglu dhe Acerbi, ndërsa ndeshja zhvillohet nesër në Meazza.
Posted inSport


