Kryesia e Partisë Demokratike ka shpallur se protesta e 29 tetorit do të zhvillohet në të gjithë vendin, me fillim në orën 17:00 në vende të ndryshme, përfshirë segmentin “Casa Italia – Sheshi Shqiponja”. Sekretari Gazmend Bardhi fton qytetarët të bashkohen për të kundërshtuar “kapjen e shtetit” dhe për zgjedhje të lira. Sipas tij, protesta synon të luftojë ndikimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit. Masat nga policia ende nuk janë njoftuar.
Posted inKryesore


