Një automjet Fiat Panda është djegur në fshatin Levozhë, në administratën Iballe të Fushë-Arrëzit. Mjeti i përket kompanisë minerare të administruar nga Leke Bicuku, i cili e ka përdorur gjithashtu. Policia po heton shkaqet e zjarrit, duke i kushtuar vëmendje historikut të konflikteve të kompanisë me banorët lokalë dhe mosfunksionimit të kamerave të sigurisë. Ende nuk ka një version zyrtar nga autoritetet.
Posted inKryesore


