Një 50-vjeçar është arrestuar në Peqin për fshehje provash lidhur me një plagosje me armë zjarri. Ai, S. Ll., nuk kallëzoi krimin dhe hoqi DVR-në e kamerave afër vendit të ngjarjes, duke u akuzuar për “Moskallëzimin e Krimit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”. Policia po heton për zbardhjen e ngjarjes dhe kapjen e autorit të dyshuar për “Vrasja me paramendim”, mbetur në tentativë.
Posted inKryesore


