Ndeshja mes Interit dhe Juventusit, e njohur si derbi i Italisë, është kryefjala e javës së nëntë në Serie A. Interi, në vendin e dytë, përballet me Juventusin e vendit të tretë, me vetëm një pikë diferencë mes tyre. Të dy skuadrat synojnë të mbajnë hapin me Napolin në garën për titullin. Interi ka mungesa në formacion, ndërsa Juventusi rikthen Chiesan. Ndeshja do të zhvillohet në San Siro këtë të dielë në orën 18:00.
Posted inSport


