Një 61-vjeçar, Dritan Shkaba, është gjetur i pajetë në lagjen “Çezma e Amzës” në Korçë. Kalimtarët e rastit e kanë parë trupin e tij. Policia dyshon se ai ka vdekur si pasojë e një arresti kardiak, pasi nga këqyrja iniciale nuk janë gjetur shenja dhune. Trupi do të kalojë ekspertizën mjekoligjore, dhe grupi hetimor po punon për të sqaruar rrethanat e vdekjes.
Posted inKryesore


