Një anije me 2100 tonelata mbetje industriale të dyshuara si të dëmshme pritet të mbërrijë në Durrës. Ngarkesa, e cila përmban mbetje nga hiri i oxhaqeve metalurgjike, ishte nisur për në Tajlandë, por u refuzua pas alarmit nga ‘Rrjeti i Aksionit të Bazelit’. Autoritetet shqiptare janë në hetim dhe Prokuroria do të përcaktojë procedurat për trajtimin e kësaj situate.
Posted inKryesore


