Rreth orës 21:00, në aksin “Lezhë- Milot” ndodhi një përplasje mes tre automjeteve. Si rezultat, drejtuesi i automjetit “Opel”, i paidentifikuar, humbi jetën në vendngjarje. Drejtuesi i “Ford”, A. R., 23 vjeç, është në kujdes mjekësor, ndërsa ai i “Toyota” ndodhet në vendin e ngjarjes. Grupi hetimor po krijon një raport për të zbardhur rrethanat e aksidentit.
Posted inKryesore


