Gjykata e Posaçme ka pranuar kërkesën e SPAK për të pushuar hetimin lidhur me përplasjen fizike mes deputetëve Bledjon Nallbati dhe Vullnet Sinaj, e ndodhur më 30 tetor 2023. SPAK kërkoi pushimin e procedimit penal për veprën “Goditje për shkak të detyrës”. Pas shqyrtimit, gjyqtari Bib Ndreca vendosi të pranojë këtë kërkesë, ndërsa vendimi mund të apelohet brenda 15 ditësh.
Posted inKryesore


