Reperi i njohur Noizy, me emrin e vërtetë Rajku, u arrestua pasi u përfshi në një incident dhune ndaj influencuesit Medi Iseni. Pas arrestimit dhe një garancie prej 50 mijë eurosh, ai u lirua, por tani nuk lejohet të hyjë në SHBA për shkak të akuzave të hapura në Kosovë. Ai njoftoi përmes rrjeteve sociale se nuk do të jetë në turneun e Amerikës për shkak të problemeve me vizat. Arkimed Lushaj, ose Stresi, vazhdon të jetë në arrati për të njëjtin rast.
Posted inShow Bizz


