Policia e Shtetit raporton arrestimin në Belgjikë të Gertini Aliut, 44-vjeçar i kërkuar nga drejtësia italiane për trafik droge, në kuadër të operacionit “Ura”. Ky operacion antidrogë ka çuar në arrestimin e 42 personave dhe kërkimin e 10 të tjerëve, përfshirë krerë grupesh kriminale dhe dy policë në detyrë. Hetimet kanë dokumentuar trafik ndërkombëtar droge dhe përdorimin e aplikacioneve të koduara për komunikim.
Posted inKryesore


