Një aksident ka ndodhur në Fier–Libofshë, pranë fshatit Agim, ku një automjet ka përplasur një motor. Drejtuesi i motorit dhe pasagjerja e tij kanë pësuar dëmtime dhe janë dërguar në spital, jashtë rrezikut për jetën. Dyshohet se shpejtësia tej normave dhe mungesa e ndriçimit kanë ndikuar në aksident. Policia është në vendngjarje për hetimin e rrethanave të aksidentit.
Posted inKryesore


