Gara për përzgjedhjen e drejtorit të ri të Policisë së Shtetit përfundoi 5 ditë më parë, por emri ende nuk është bërë zyrtar. Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha, njoftoi se kandidatet do të publikohen sipas pikëzimit, dhe ai do t’ia dërgojë emrin kryeministrit pas kthimit të tij nga jashtë. Në garë janë 11 kandidatë, ndërsa katër u përjashtuan për mosplotësim kriteresh. Kandidatët potencialë përfshijnë Ilir Proda dhe Neritan Nallbati.
Posted inKryesore


